Site icon Telegrafi

Grabitje të armatosura në Pejë dhe Shtime, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Mbrëmjen e së martës në qytetin e Shtimes dhe Pejës, persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje.

Në rastin e grabitjes në Shtime personat e maskuar kanë grabitur para dhe cigare, kurse në Pejë kanë grabitur para, stoli ari, telefona dhe veturë, ku një person është lënduar.

Shtime 04.02.2020-03:05. Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë njoftuar se dy persona të panjohur me maska nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur një shumë të parave, cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.

Pejë 03.02.2020-22:35. Dy viktima, një mashkull dhe një femër K-Shqiptare, kanë raportuar se katër persona të panjohur u kanë grabitur para, stoli ari, disa telefona dhe veturën me targa lokale, me të cilën janë larguar në drejtim të panjohur. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. /Telegrafi/

Exit mobile version