Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në dyqan, aty kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, ku kanë goditur viktimën me dorëz të armës dhe i kanë grabitur para nga arka dhe nga xhepi i viktimës.
Rasti ka ndodhur në Vrellë të Istogut, të martën në ora 19:50.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. /Telegrafi/