Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në fshatin Qifllik të Vitisë.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 21:40.
“Ankuesi mashkull kosovar, vozitës në postën e shpejtë ka raportuar se kishte dërguar një porosi në lokacionin e lartcekur dhe ishte takuar me një person mashkull i cili pasi pranon rroba në vlerë prej 280 euro, nuk kishte paguar atë shumë”, thuhet në raport.
Sipas ankuesit personi i lartcekur kishte të vendosur një maskë dhe i kishte thënë se nuk është i kënaqur me porosinë dhe sipas tij kishte pasur në dorë një revole dhe e kishte thënë që të largohet.
Rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/