Telegrafi

Grabitje në tentativë në Prishtinë

Foto: Ilustrim/Envato

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në tentativë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 17:55.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur ka tentuar t’ia grabitë gjërat që kishte me vete”, thuhet në raport.

Gjatë tentimit për t’iu shmangur sulmit ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/