Site icon Telegrafi

Grabitje në tentativë në Prishtinë, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës tentoi të grabiste një kasafortë  

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të grabitjes në tentativë në Prishtinë, ku një person i maskuar dhe  nën kërcënimin e thikës ka tentuar ta vjedhë kasafortën.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 15:45.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tij ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar ta vjedhë kasafortën. Pasi që kasaforta ishte e mbyllur i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është në hetim. /Telegrafi/

Exit mobile version