Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në filialin e një institucioni mikrofinanciarë në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë .
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve. /Telegrafi/