Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ndue Përlleshi”, të martën rreth orës 21:53.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se për derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000 euro para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 euro”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/