Mbrëmë rreth orës 02:45 pas mesnate në rrugën “Zejnel Salihu” në Prishtinë ka ndodhur një rast grabitje.
Me këtë rast policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që njëjtit ia kanë grabitur çantën nga krahu viktimës femër K/Shqiptare në të cilën kishte dokumente personale dhe një sasi stoli ari në vlerë 110€.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/