Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një grabitje në një pompë të derivateve në fshatin Duraj të Kaçanikut.
Policia bën të ditur se një person i maskuar, nën kërcënimin e thikës ka grabitur 500 euro, transmeton Telegrafi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, një mashkull panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur 500 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia thekson se nga grabitja nuk raportohet për lëndime, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/