Telegrafi

Grabitje në një pompë të derivateve në Drenas

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës i ka grabitur para të gatshme.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/