Telegrafi

Grabitje në një pompë të derivateve në Dragash

Foto: Ilustrim

Një person i maskuar ka grabitur para në vlerë prej 150 euro, në një pompë të derivateve.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30, në Dragash.

Sipas raportit të policisë, gjatë grabitjes është sulmuar punëtori i pompës, i cili ka marrë lëndime trupore.

“Në një pompë të derivateve nga i dyshuari i maskuar është kryer grabitje e parave të gatshme në vlerë prej 150 eurove. Viktima punëtor i një pompe të derivateve, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se është sulmuar nga i dyshuar i pa njohur dhe i maskuar ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur dhe është larguar në këmbë në drejtim të pa njohur. Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është  jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/