Site icon Telegrafi

Grabitje në një market në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje në një market.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë .Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha ai.

Borovci shtoi tutje se “policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”. /Telegrafi/

Exit mobile version