Telegrafi

Grabitje në një lokal në “Bregun e Diellit” në Prishtinë – flet pronari

Pasditen e së hënës dyshohet se ka ndodhur një grabitje në një lokal në lagjen “Bregu Diellit” në Prishtinë.

Një person i maskuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucioni financiar dhe e ka plaçkitur një shumë të parave.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet e Policisë dhe po merret me rastin.

Pronari i këtij biznesi, Nexhat Dukaj për portalin Arbresh se se shuma e grabitur është 330 euro.

“Rreth orës 15:30 kemi pausr një tentim grabitjeje dhe ka hy hajni brenda ka marrë një vlerë monetare prej 330 euro dhe ka pas shumë frikë punëtorja, ka ardh policia, hetuesia dhe pritet në vijim të shohim se çka po ndodh”, tha ai.

Sipas pronarit grabitjen e ka kryer një person.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë policinë për të marrë detaje të ngjarjes por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë informacione.