Site icon Telegrafi

Grabitje në një barnatore në Prishtinë

Foto ilustruese

Një grabitje ka ndodhur sonte në një barnatore në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 19:40.

“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në rrugën ‘Gustav Majer’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i dyshuar”, tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version