Site icon Telegrafi

Grabitje në një bankomat në Prishtinë, plagoset një polic

Një grabitje ka ndodhur në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë, ndërsa për t’iu shmangur kapjes nga policia të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor.

Mësohet se polici është plagosur në këmbë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci bën të ditur për Telegrafin se rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen “Veterniku” në Prishtinë.

Borovci njoftoi se për t’iu shmangur kapjes nga policia të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë  kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë  kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Aktualisht, policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version