Site icon Telegrafi

Grabitje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ia marrin telefonin dhe 70 euro

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në magjistralen Prishtinë-Ferizaj një person ka raportuar se nën kërcënimin e armës i janë grabitur një telefon Samsung dhe 70 euro.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 20:18.

Të dyshuarit janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se 3 persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcenim të armës i kanë  marrë një telefon Samsung si dhe 70 (shtatëdhjetë) € para të gatshme. Të dyshuarit janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version