Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndodhur një rast i grabitjes në Gjilan, ku dy persona të maskuar duke përdorur sprej kanë arritur që viktimës, shtetas i Kosovës t’ia grabisin një çante në cilën kishte një shumë të konsiderueshme të parave.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur në ora 08:45 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.
Ndërkaq, Kallxo.com mëson se bëhet fjalë për grabitjen e 100 mijë eurove, të cilat 60 vjeçari po i mbante në një çantë e të cilat po i dërgonte në këmbimore. Viktima rreth moshës 60 vjeç, në polici ka deklaruar se ka në pronësi një këmbimore dhe paratë ishte duke i dërguar aty.
E Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit njofton se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Grabitje”.
Të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan. /Telegrafi/