Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në fshatin Parallovë të Gjilanit.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 15:25.
“Është raportuar se katër persona të panjohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira.
Njëra armë është gjetur 20 metra larg vendit të ngjarjes.
Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të Policisë. /Telegrafi/