Site icon Telegrafi

Grabitje në fshatin Doganaj të Kaçanikut, ia marrin paratë, telefonat dhe çelësat e makinës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes së armatosur në fshatin Doganaj të komunës së Kaçanikut.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 18:00.

“Viktima mashkull  kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij të punës (postë e shpejtë) është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur të cilët ishin të maskuar dhe të njëjtit në kërcënimin e armës i kanë grabitur 562 €, dy telefona dhe çelësat e makinës”, thuhet në raport.

Të dyshuarit  janë larguar me motoçikletë në drejtim të panjohur. /Telegrafi/

Exit mobile version