Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e diel në Prizren.
Rasti i grabitjes ka ndodhur në një shtëpi, derisa një person i maskuar është futur me forcë dhe ka grabitur një shumë parash, transmeton Telegrafi.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në shtëpi, një person i maskuar është futur me forcë brenda në shtëpi dhe nën kërcënimin e thikës ka grabitur para të gatshme”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/