Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast grabitjeje me armë në Prizren, ku raportohet se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arrit të grabisin para të gatshme nga zyra e pagesave të një kompanie.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sylejman Rrotlla”, në Prizren, të hënën rreth orës 15:01.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/