Dy persona kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në një pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145 euro.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten në orën 05:35 në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.
“Dy viktima meshkuj kosovarë, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145 euro”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/