Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë, gjatë arrestimit të dyshuarit lëndohen zyrtarët policor

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënim të armës kishte grabitur një shumë të parave.

I dyshuari pasi e kishte kryer grabitjen, e kishte goditur në kokë njërin prej viktimave pastaj me një veturë ishte larguar nga ai lokacion. I dyshuari nga njësitë policore është tentuar të ndalohet, por i njëjti nuk ishte ndalur duke i rrezikuar kështu zyrtarët policor.

“Pas braktisjes së veturës në një lokacion, i njëjti ka vazhduar në këmbë dhe është arritur që të arrestohet nga njësitë policore, ku si pasojë e rezistencës, gjatë arrestimit të tij kanë pësuar lëndime zyrtarët policor.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 766 euro para kesh, dy telefona celular, dy pasaporta në emrin e tij, dhe një fishek i armës së zjarrit”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore është konfiskuar edhe vetura të cilën e kishte përdorur i dyshuari. /Telegrafi/

Exit mobile version