Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Mësohet se disa persona të armatosur kanë grabitur këtë institucion rreth orës 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.
Ndërkaq, duhet theksuar se një grabitje e ngjashme ka ndodhur pak ditë më parë në një kazino, në të njëjtën lagje të Mati1. /Telegrafi