Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se pas marrjes së informatave për grabitje njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.
Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit./Telegrafi/