Site icon Telegrafi

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje të armatosur që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, kishin shkuar katër persona të panjohur të maskuar dhe  nën kërcënimin e armës  kishin grabitur  një kasafortë në të cilin dyshohet se ka pasur para të gatshme, dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim,

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version