Site icon Telegrafi

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Klinë, hajnat marrin 450 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje të armatosur që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Klinë.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të maskuar, kanë hyr në pikën e karburantit ku viktimat ishin duke punuar dhe nën kërcënimin e armëve të shkurta kanë grabitur 450 €, një shufër dhe një telefon dhe kanë ikur”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version