Telegrafi

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Ferizaj

Një pompë e derivateve është grabitur pasditen e së hënës në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Rastin  e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

“Mund të konfirmoj që ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj”, ka thënë Shabani.

Tutja ai ka njoftuar se dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 500 euro në pompë të derivateve.