Site icon Telegrafi

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Drenas

Foto: Ilustrim

Në Poklek të ri të Komunës së Drenasit ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë derivatesh, të mërkurën pas mesnatës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë njoftuar nga punëtorët e pompës se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur 750 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Fsh. Poklek i ri, Gllogoc 09.12.2020-02:14. Dy viktimat meshkuj  kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftua se dy persona të maskuar dhe të armatosur me revole iu kanë grabit 750 euro dhe kanë ik në drejtim të panjohur. Në vend-ngjarje kanë dalë njësit përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version