Një grabitje e armatosur ka ndodhur të shtunën mbrëma në Shtime.
Dy viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një pikë të derivateve,dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe njërit prej tyre i kanë grabitur edhe një telefon dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/