Site icon Telegrafi

Grabitje e armatosur në një pikë derivatesh

Foto: Arkiv

Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një grabitje e armatosur të shtunën.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, grabitja ka ndodhur në një pikë të derivateve.

“Dy viktima meshkuj Kos. kanë raportuar se deri sa kanë qenë në vendin e tyre te punës në një pikë të derivateve, një person i panjohur nën kërcenim të armës (revoles) ua ka marrë një shumë të parave. Sipas viktimave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version