Rreth orës 13:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, saktësisht në një market.
Policia e Kosovës konfirmoi për Telegrafin se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një sasi parash, nga punëtorja e marketit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar. /Telegrafi/