Site icon Telegrafi

Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë, policia arreston dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje të armatosur që ka ndodhur dje në një market në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka qenë në vendin e punës duke punuar në arkë në market, kishin hyrë dy persona të dyshuar, njëri prej tyre nën kërcenim të armës nga arka kishte grabitur para.

Lidhur me rastin pas reagimit të shpejtë dhe profesional të hetuesve policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version