Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e enjte në një market në Obiliq.
Policia njofton se persona të armatosur kanë grabitur një shumë parash në një market, transmeton Telegrafi.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte në një market, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur një shumë parash të cilat kanë qenë në kasë të marketit, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, njofton Policia. /Telegrafi/