Telegrafi

Grabitje e armatosur në një market në Mitrovicë, nuk raportohet për të arrestuar

Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar policinë se një i panjohur dhe me maskë nën kërcënimin e armës i ka grabitur nga marketi i tij para të gatshme.

Në raport bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:22, në Mitrovicë.

Po ashtu thuhet se nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar.

“Ankuesi  kosovar ka njoftuar policinë se një i dyshuar i panjohur, i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur nga marketi i tij para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/