Një grabitje e armatosur ka ndodhur të dielën në një market në Gjilan.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:32, ku një person nën kërcënimin e armës ka grabitur paratë nga arka e marketit.
Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari është arritur të ndalohet nga punëtorët e këtij marketi dhe i njëjti është arrestuar.
“Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë. Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek”, njofton policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/