Një këmbimore në Prishtinë ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.
Grabitja ka ndodhur saktësisht në rrugën e njohur si ‘Rruga e Vushtrrisë’ – tek ish Gjykata e Qarkut.
Një fotografi që ka siguruar Telegrafi, shihet teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes raportohet se është gjetur edhe një armë zjarri.
Telegrafi ka provuar të flasë me policinë për detajet e ngjarjes, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.