Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një barnatore në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë ngë Policia e Kosovës thuhet se grabitja ka ndodhur rreth orës 17:00, transmeton Telegrafi.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të armës ka arritur t’i grabisë para të gatshme”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se në vendin e kanë dalë njësitë përkatëse policore./Telegrafi/