Site icon Telegrafi

Grabitje të armatosura në Podujevë, persona të maskuar hyjnë në një pikë derivatesh dhe një market

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të grabtijes në Podujevë.  Grabitja e parë ka ndodhur në fshatin Lluzhan.

Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën mashkull kosovar, i cili  ka deklaruar se, derisa ishte në vendin e tij të punës në një market si punëtor sigurimi, persona të panjohur të maskuar dhe armatosur (nga pjesa mbrapa marketit) pasi kanë depërtuar me forcë në market, kanë vjedhur cigare dhe alkool, ndërsa viktimës dyshohet se ia ka drejtuar armën/pistoletën por nuk kanë shkrepur.

Viktima për shkak të shqetësimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur në Shakovicë, ku viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e punës në një pikë derivatesh, së bashku me tre dëshmitarët tjerë meshkuj kosovar, aty kishin hyrë tre të dyshuar deri me tani të pa njohur, të maskuar, dy prej tyre të armatosur dhe nën kanosjen e armëve kanë grabitur para, e me pas me një veturë kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version