Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të grabitjes në fshatin Klinavc të Klinës.
Sipas raportit policor, viktima mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte në vendin e tij të punës në pompë derivatesh, tre persona të maskuar dhe armatosur dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur të martën në Klinavc të Klinës, në ora 21:40.
Sipas raportit, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/