Site icon Telegrafi

Prizren, grabitje e armatosur në KEDS – vidhet një shumë e konsiderueshme parash

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në KEDS në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj konfirmoi për Telegrafin se personat e dyshuar kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme të parave.

“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabisin një numër të konsiderueshme të parave në KEK në Prizren dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj theksoi se Policia është duke u marrë me rastin dhe që së shpejti do të bëhen të ditura edhe detaje tjera lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version