Telegrafi

Grabitje e armatosur në Gjakovë, rrahin punëtorin dhe marrin 435 euro

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Fishaj të Gjakovës, ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë të derivateve.

Policia bën të ditur se, viktima mashkull K/Shqiptar derisa ka qenë në punë, në pompën e derivateve kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe nën kërcënim të armëve duke e rrahur viktimën, kanë arritur të marrin rreth 435 euro, dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:22./Telegrafi/