Telegrafi

Grabitje e armatosur në Gerlicë të Ferizajt

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gerlicë të Ferizajt, të martën në ora 04:45.

“Dy viktimat meshkuj  kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport ata janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/