Telegrafi

Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë

Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e premte në Fushë-Kosovë.

Policia bën të ditur se tre persona nën kërcënimin e armës kanë marrë çelësat e një depos, e më pas kanë grabitur para të gatshme dhe një kasafortë, transmeton Telegrafi.

“Fushë Kosovë 15.05.2020-00:42.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kane marrë çelësat e depos, ku dhe nga kanë grabitur para të gatshme dhe një kasafortë. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se nga kjo grabitje nuk raportohet për persona të lënduar. /Telegrafi/