Dy femra kanë raportuar se derisa ishin në vendin e punës në institucionin mikro financiar, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës ua kanë grabitur 200 € dhe një arkë të vogël dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:14, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/