Një person deri sa ishte në vendin e punës në një pompe derivatesh është grabitur nga një person i maskuar dhe armatosur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:30 në fshatin Zhabar, Mitrovicë.
Në raport po ashtu bëhet e ditur se nga ankuesi janë grabitur rreth 300 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar punët, ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punë në pompën e derivateve, është grabitur nga një persona i maskuar dhe i armatosur. Nga ankuesi janë grabitur rreth 300 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/