Hetimi i ngjarjes ku u vodhën 8 milionë euro vitin e kaluar në shtëpinë e një gruaje të pasur, ka përfunduar me arrestimin e 4 personave.
Të arrestuarit janë, Zef Zefi, 41 vjeç shqiptar, Denis Jovanoviç, 40 vjeç serb, Sylvie Aurora Lanza, 41 vjeçe dhe nëna e saj Maddalena Rizzi, 63 vjeçe, italiane.
Operacioni me emrin “Samsara” çoi në arrestimin e këtyre 4 personave të cilët kishin bërë grabitjen në një apartament në rrugën “Giolitti”, në qendër të Torinos.
Siç duket, dy gratë janë ato që kanë hyrë në bisedë me plakën e pasur dhe kanë zbuluar oraret e saj të hyrjes dhe daljes. Më pas në kryerjen e grabitjes kanë ardhur në ndihmë edhe dy meshkujt që kanë marrë shumën prej 8 milionë euro, mes tyre bizhuteri dhe sende të tjera floriri.