Telegrafi

Grabitja në Rinas, shpallet në kërkim edhe Mariglen Hoxha

Mariglen Hoxha është një tjetër person, i cili është shpallur në kërkim nga policia, i cili dyshohet se është i përfshirë në grabitjen e disa miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, në 9 prill.

Ndërkohë të arrestuar janë shtetasit Renaldo Sula, 25 vjeç, Alkon Bengasi, 34 vjeç, Saimir Çela 28 vjeç dhe Oltian Veseli, 38 vjeç nga Kruja, të cilët akuzohen se kanë lidhje me grabitjen.

Lexo po ashtu Grabitësi në Rinas që studioi në Jemen e Afganistan për hoxhë, ishte arrestuar për terrorizëm në SHBA (Foto)

Akuzat- Mes akuzave të ngritura është dhe vrasja e punonjësve të policisë e mbetur në tentative, raporton Ora News.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, thuhet ne njoftimin e policisë se shtetit. /Telegrafi/