Telegrafi

Grabitja e bankës në Prishtinë, pas arrestimit të dyshuarit iu gjetën rreth 6 mijë euro

Foto: Arkiv

Gati 6,000 euro i ka grabitur në një bankë në qendër të Prishtinës personi i cili u arrestua të premten vetëm disa minuta pasi doli duke vrapuar nga banka.

Policia ka arritur ta ndalojë njërin, por i dyshuari i dytë është arratisur.

Paratë i janë kthyer bankës, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar për një grabitje në një bankë, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Pas një pune operative është arritur të identifikohet dhe arrestohet njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar pesë mijë e tetëqind e dhjetë (5,810) € të cilat dyshohet se janë grabitur në bankë dhe të njëjtat mjete janë kthyer tek zyrtarët e bankës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh./Telegrafi/