Site icon Telegrafi

Grabitja e armatosur në Prishtinë – lirohet për në shtëpi polici që u plagos

Është liruar për në shtëpi polici i cili është plagosur gjatë grabitjes që ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ka marrë ndihmën në emergjencë dhe pas ndihmës është liruar në shtëpi”, bëri të ditur Fazliu.

Ndryshe, grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 05:30 në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë, ndërsa për t’iu shmangur kapjes nga policia të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor.

Lexo po ashtu Grabitje në një bankomat në Prishtinë, plagoset një polic

Kohëve të fundit në kryeqytet janë shpeshtuar rastet e grabitjeve të armatosura në bankomate./Telegrafi/

Exit mobile version